Transmetuar më 22-12-2016, 17:00

Merrni në konsideratë atë që ju thonë më të mëdhenjtë se ju në moshë. Nga eksperienca dhe përvoja duhet ti dëgjoni. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat dhe mund të takojnë edhe personin e ëndrrave. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Dashi

Sot nuk doni pengesa në rrugën tuaj drejt suksesit. Do të merrni të gjitha masat që askush mos t’ju ndalojë të arrini atë që dëshironi në lidhjen tuaj të dashurisë. Beqarët do jenë të gatshëm të ndërmarrin edhe rreziqe dhe vendime të gabuara vetëm për të krijuar një lidhje. Financat do të jenë të mira.

Demi

Mbase mendoni se jeni imunë nga gjithçka ndodh rreth e qark jush, por shpejt do të kuptoni që jeni pjesë e të gjithës dhe duhet të mbani përgjegjësi. Beqarët do realizojnë disa takime interesante, duhet të përgatiten edhe për ndonjë surprizë. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të Uranit.

Binjakët

Tani që ju është rikthyer qetësia në marrëdhënien tuaj në çift, mund të shikoni më me vëmendje detajet në situatat e ndryshme që do t’ju serviren. Beqarët do kenë disa takime interesante të cilat mund të sjellin ndryshime në të ardhmen e tyre. Në planin financiar nuk keni pse të shqetësoheni, gjendja do nisë të përmirësohet.

Gaforrja

Po vini në provë të vështirë durimin e njeriut tuaj të zemrës. Edhe pse e bëni në mënyrë të pandërgjegjshme keni kompromentuar raportet. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat dhe mund të takojnë edhe personin e ëndrrave. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm falë menaxhimit të mirë që keni treguar.

Luani

Po shpikni shumë justifikime për të shtyrë në kohë një detyrë që duhet të mbyllnit përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Gjithsesi përgjegjësia përsëri do të bjerë mbi ju. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxitura që kanë në dorë fatin e tyre në të ardhmen. Financat do të jenë të mira, mundësi edhe për të shpenzuar.

Virgjëresha

Keni nevojë për pak qetësi dhe më shumë argëtim ju të dashuruarit për të harruar ngarkesën e madhe në punë që ju karakterizon gjithmonë këtë periudhë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat dhe takime interesante. Pa e kuptuar as vetë do takojnë një person për të cilin do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Keni humbur harmoninë që ju karakterizonte në raportin me partnerin/en dhe do t’ju duhet pak kohë sa të rivendosni qetesinë e dikurshme. Beqarët do vazhdojnë njohjet me disa persona, por nuk do ndihen gati për të hedhur hapa. Financat do jenë delikate, bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Po shihni me imtësi se çfarë ndodh rreth jush dhe nuk dëshironi të bëheni pjesë e kompromiseve të ulëta. Nëse do jua kërkojnë mund të përgjigjeni. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por mundësitë që do ju servilen sot do jenë vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë të mira, nuk keni pse shqetësoheni.

Shigjetari

Merrni në konsideratë atë që ju thonë më të mëdhenjtë se ju në moshë. Nga eksperienca dhe përvoja duhet ti dëgjoni. Beqarët duhet të mendohen mirë para se vendosin për të ardhmen e tyre, në të kundërt do të pendohen. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Bricjapi

Keni shumë dyshime që bëni mirë ti sqaroni dhe të mos i bluani me veten. Do të krijonit më tepër keqkuptim me partnerin/en duke u menduar shumë. Beqarët do realizojnë takime interesante që do ju tërheqin vëmendjen, por bëjnë mirë t’i marrin gjërat shtruar. Financat do arrini ti mbani nën kontroll.

Ujori

Keni harxhuar më tepër kohë seç duhet për të përfunduar projektet tuaja por tani jeni te sigurt që keni bërë çdo gjë siç duhet deri në detaje dhe mund t’i dedikoheni partnerit/es. Beqarët do preferojnë t’i refuzojnë ftesat për takime, pasi nuk kanë as dëshirë dhe as siguri për të bërë ndryshime. Me financat tregohuni sa më të kujdesshëm.

Peshqit

Po përballoni më së miri ngarkesën e ditës dhe në orët në vijim vendimet që do të merrni ju të dashuruarit do të reflektojnë gjendjen tuaj. Beqarët do kenë një ditë monotone dhe do preferojnë të mbyllen në dhomën e tyre larg syve të njerëzve. Në planin financiar priten përmirësime, kjo falë masave që keni ndërmarrë këto kohë./b.l/noa.al/

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit