Transmetuar më 17-12-2016, 13:30

Tiranë, 17 dhjetor 2016, NOA.al- Kryeministri Edi Rama publikon fotografi nëpërmjet të cilës thotë se mbahen radhë për koncertin e Vjenës.

“Radha për bileta për Koncertin e Vjenës në Tiranë, më 2 janar. Një event artistik unikal që duam ta kthejmë në traditë kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë Europiane”, shkruan Rama në Facebook.

Koncerti i Vjenës është evenimenti i muzikës serioze më i famshëm në botë. Ai zhvillohet vetëm një herë në vit, dhe transmetohet thuajse nga të gjitha rrjetet radiotelevizive shtetërore të botës./a.y/noa.al