Transmetuar më 14-12-2016, 19:53

Këshilli i ministrave i ka hapur rrugë sot koncensionit për Rrugën e Kombit. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua kontrata mes Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe tre firmave për koncension.

Koncesioni do t’i jepet konsorciumit të përbërë nga “Kastrati” dhe “Salillari”. Rruga e Kombit do të jepet me koncesion për 35 vite dhe pritet t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë të paktën 400 milionë Euro.

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale", me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e kontratës së koncensionit "Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë", ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dh Infrastrukturës dhe Konsorciumit "Catalyst Viva Das General Contracting LLC- Salillari, sh.p.k.- Bee Tech- Violiap Ateve- Kastrati, sh.a". ky vendim hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare", thuhet në vendimin e KM.

Komisioni i vlerësimit dhe konsulenti ndërkombëtar "International Financial Coorporation", vlerësoi propozimet teknike dhe ligjore për të shpallur ofertën më të mirë. Kompaia fituese do të duhet të përfundojë disa vepra 5ë rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma. Koncesioneri do të duhet të ndërtojë urën e re të Kukësit, si dhe rehabilitimin e skarparteve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe tunelin në dalje të urës së Kukësit dh disa element të rrugës përfshirë sinjalistikën dhe ndriçimin e kryqëzimeve.