Transmetuar më 12-12-2016, 18:03

Një emigrant nga Polonia ka humbur jetën dhe një i dytë po lufton me vdekjen në spital, pas një incidenti të përgjakshëm me protagonist edhe një tjetër emigrant, nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur të premten në një lokal në “Quellenstrasse”, lagjen me më shumë emigrantë në Vjenë të Austrisë, raporton noa.al, duke cituar burime policore lokale që i publikoi media vendase.

Dy polakët dhe 37-vjeçari shqiptar nga Kosova, janë përfshirë në një konflikt verbal i cili mori më tej përmasa të forta duke kaluar në gjakderdhje.

Dyshimet e policisë janë se shqiptari i Kosovës, qëlloi me thikë dy polat, 34 dhe 37 vjeç duke i plagosur rëndë pas pesë goditjesh në pjesë të ndryshme të trupit.

Një nga polakët, me emrin Martin, 34 vjeç, vdiq shpejt, kurse tjetri u dërgua në spital për ndërhyrje mjekësore.

Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe po kërkohët nga policia.

Hetimet ende nuk janë në gjendje të zbardhin shkakun e plotë të vrasjes së ndodhur, tha sot (12 dhjetor) zyrtari policor Patrick Maierhofer që po drejton ekipin investigues.