Transmetuar më 12-12-2016, 17:23

Pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, partitë kanë nisur kalkulimet për formimin e Qeverisë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka dalë me të dhënat që tregojnë se sa deputetë kanë fituar partitë politike.

Por sipas rezultateve të arritura me vota, koalicioni i partisë më të madhe VMRO-DPMNE ka fituar 50 ose 51 deputetë, opozita maqedonase e udhëhequr nga SDSM (Lidhja Social Demokrate) ka fituar 49 ose 50 deputetë.

Gruevski ka shpallur fitoren duke thënë se partia e tij është fituese dhe në epërsi me numër deputetësh.

PĂ«r formimin e koalicionit qeverisĂ«s duhet 61 nga 120 deputetĂ«t e Kuvendit. PĂ«r kĂ«tĂ« vendimtare do tĂ« jenĂ« partitĂ« shqiptare. BDI (Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim) qĂ« deri tani ka qenĂ« nĂ« pushtet, ka fituar shumicĂ«n e votave duke arritur nĂ« 9 ose 10 deputetĂ«.

Ndërkohë, nga partitë e bllokut opozitar më shumë vota ka fituar Lëvizja BESA duke siguruar 5 deri në 6 mandate, e dyta Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, ndërsa PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), që deri tani ishte partia më e madhe opozitare shqiptare, ka përjetuar një humbje të thellë duke fituar vetëm 2 mandate deputetësh. Kjo parti në zgjedhjet e kaluara kishte 7 deputetë.

Nëse VMRO-DPMNE synon formimin e Qeverisë duhet të sigurojë votat e BDI por edhe të një partie tjetër opozitare shqiptare për një qeveri stabile.

Në lojë do të jetë edhe SDSM e Zoran Zaevit, i cili mund të kërkojë marrjen në bllok të mbështetjes nga të gjitha partitë opozitare shqiptare që bashkërisht pritet të numërojnë 11 deputetë. Sipas kalkulimeve, SDSM me 50 deputetë bashkë me 11 deputetët e opozitës shqiptare do të mund të krijonte qeverinë e re.

Analisti politik Arben Ratkoceri thotë se në lojë janë shumë opsione dhe se këto zgjedhje sollën një përbërje të re parlamentare, e cila nuk krijon fitues dhe qeveri stabile. “Në lojë janë shumë opsione. VMRO-DPMNE dhe SDSM nuk arritën rezultate që të sigurojnë një qeveri stabile. Gjithçka varet nga partitë shqiptare”, pohon Ratkoceri.

Albert Musliu nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike thotë se në këto zgjedhje hapësirë më e përshtatshme është krijuar për opozitën maqedonase.

“Të gjitha kombinimet dhe pazaret janë të hapura. Por një pozicion më i pranueshëm është krijuar për opozitën maqedonase që udhëhiqet nga LSDM. Me këtë parti më lehtë mund të shkojnë partitë opozitare shqiptare, por edhe BDI, duke përfshirë edhe një parti tjetër shqiptare. Por është herët për të pritur diçka të tillë”, tha për IBNA, Albert Musliu.

Sipas tij, në formimin e Qeverisë do të ketë kushtëzime të mëdha nga partitë shqiptare, të cilat kanë premtuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit, vendimmarrje me konsensus në Qeveri dhe për buxhetin e shtetit si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve.

Një nga opsionet që nuk përjashtohet është edhe Qeveria e koalicionit të gjerë e cila do të kishte si synim zgjidhjen e kontestit te emrit, realizimin e reformave që lidhen me eurointegrimet dhe mospengimin e punës së Prokurorisë Speciale, e cila po heton aferën e përgjimeve. /ibna