Transmetuar më 12-12-2016, 13:19

Shkodër, 12 dhjetor 2016, NOA.al- Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo thotë se as Call Center në Shqipëri dhe as bizneset fasone nuk rrezikojnë të mbyllen, pas miratimit të ligjit në Itali.

Duke folur nga Shkodra në një aktivitet ku ishte i pranishëm, ai tha se “Call Center dhe fasonët nuk rrezikojnë të mbyllen. Për këto biznese ka thjesht rregulla të reja”.

Ndërkohë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi tha se ligji i miratuar kërkon të rregullojë aktivitetin informal.

“Ligji rregullon shkëmbimet telefonike në Itali. Në Shqipëri, Call Center funksionojnë Outband. Po shikojmë mundësinë e rregullimit të situatës”, deklaroi ajo /a.y/noa.al