Transmetuar më 11-12-2016, 19:38

Ekzekutohet për vdekje me armë zjarri një person në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 17:40, ku personi që është qëlluar ka gjetur vdekjen pas breshërisë ndaj tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se në fshatin Ksamil të Sarandës, persona të paidentifikuar ende, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A.Xh., rreth 53-vjeç, banues në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së këtij shtetasi, ku dyshohet se krimi është kryer me armë zjarri të llojit "Automatik".

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli për krehjen e zonës përreth me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./noa.al/