Transmetuar më 11-12-2016, 19:35

Viktima është Agron Xhezairi, 53 vjeç, lindur e banues në Ksamil të Sarandës, raporton noa.al.

I ndjeri Agron Xhezairi, është babai i personit të shumëkërkuar Albi Xhezairi, 20 vjeç, i cili akuzohet si autor i vrasjes së Aleksandër Bardhit, ngjarje e ndodhur në Shëndelli.

Ky atentat që i mori jetën Agron Xhezairit, nuk ishte i pari për viktimën.

Edhe më 30 tetor të këtij viti, ai ishte në epiqendër të një atentati, kur persona të paidentifikuar i vunë një bombë të telekomandueshme në distancë në automjet. Lënda plasëse nuk shpërtheu.  

Për vrasjen e Aleksandër Bardhit janë arrestuar Dhimitër Ciko 20 ­vjeç dhe Amarildo Lame 18 ­vjeç, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe 20-­vjeçarin Albi Xhezairi. 

Aleksandër Bardhi, ishte vëllai i njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë.

Familja Bardhi jeton prej disa vitesh në fshatin Shëndelli të Sarandës ku edhe iu mor jeta Aleksandër Bardhit. 

Pas vrasjes së Bardhit, policia kreu kontrolle në shtëpinë e Albi Xhezairit ku u sekuestruan 3 armë zjarri automatikë ­model 56 si dhe 3 krehra të mbushur me fishekë. Te fotot e galerisë shihni pamjet e operacionit policor.

Nga ekzaminimet, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje të Ksamilit.