Transmetuar më 11-12-2016, 18:53

Ndërtohet dhe hapet për qarkullim tuneli hekurudhor më i gjatë në Botë i cili ndodhet në Zvicër.

Kjo vepër gjigante, nisi ndërtimin 17-vite më parë dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro.

Tuneli ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit nga veriu në jug të Evropës.

Ky tunel i quajtur GBT (Gotthard Base Tunnel) mes qyteteve të Zyrihut dhe Luganos ka një gjatësi prej 57 kilometrash dhe kalon mes malit Saint-Gothard në Alpe.

Pas kësaj vepre zvicerane, tunelet e tjerë më të gjatë në botë janë ai i Seikan në Japoni (53,9 kilometra) dhe Tuneli i La Manshit mes Francës dhe Britanisë së Madhe (50,3 kilometra).