Transmetuar më 10-12-2016, 23:59

“Kënga Magjike 2016” shpalli sonte në mbrëmje fituesit e saj. Vendi i tretë u fitua nga Arilena Ara, me "Nëntori". Ndësa Vendi i Dytë, u rrëmbye nga Anxhela Peristeri.

Fituesja e këtij edicioni u shpall Rozana Radi. Nuk mund të quhej suprizë fitorja e Rozana Radit këtë edicion të Kënga Magjike, e cila me publikimin e këngës së saj “Ma Thuaj Ti”, mori simpatinë e publikut. Këngëtarja Rozana Radi është ndjerë shumë e emocionuar pas momentit kur është shpallur fituese e festivalit “Kënga Magjike 2016”.

E ftuar për të marrë çmimin Rozana mes lotëve dhe emocionit ka përshëndetur dy ‘engjëjt e saj’, duke theksuar se kjo është nga ditët më të veçanta për të.

“Faleminderit mami dhe babi, faleminderit publiku, faleminderit Elgit Doda. Është padyshim momenti më i lumtur i jetës sime”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja.

Artiola Toska, një këngëtare që njihet më së shumti për interpretime të këngëve popullore, ka fituar çmimin e këngës hit, në festivalin e muzikës së lehtë, “Kënga Magjike 2016”.

Në një bashkëpunim me Bruno, Artiola Toska e fitoi trofeun “Kënga Hit” që është dhe ndër çmimet kryesore të këtij festivali të Ardit Gjebresë, me këngën “Mirmëngjes dashni”. 

Çmimet e tjera

Anxhela Peristeri mori çmimin e Interpretimit

Tuna mori çmimin e Kritikës

Era Rusi mori çmimin " Kënga Stil" 

Mariza Ikonomi mori çmimin "Best Euro Trend" 

Arilena Ara mori çmimin Best Balade  

Elgit Doda mori çmimin Kantautori më i mirë

Rozana Radi mori çmimin Best Artist on Web

Eranda Libohova dhe Xhesi rrëmbejnë çmimin "Best Duet

Çmimi RTV21 Kosovë & TV21 Maqedoni shkoi për Berkan

Klea Huta dhe Alar Band fituan çmimin e Tv Klan 

Endri dhe Stefi rrëmbejnë çmomin Best Kontributi në Vite

Eliza Hoxha fiton Çmimin e Produksionit 

Çmimi Best Female Voice rrëmbehet nga Flaka Krelani

Best Male Voice e rrëmben Valon Shehu

Soni Malaj merr çmimin "Best Performance”

Erik Lloshi rrëmben "Çmimin Diskografik

Gerta dhe Johne Van Ride fitojnë çmimin "Best Dance”

Alban Ramosaj rrëmben çmimin "Best Tendence"