Transmetuar më 10-12-2016, 23:25

Dy shpërthimet që ndodhën sot në Stamboll i kanë marrë jetën 23 personave dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Të paktën 40 persona u dërguan në urgjencat spitalore lokale.

Aktet e rënda terroriste ndodhën pranë stadiumit të Beshiktashit në qytetin metropolitan të Stambollit në Turqi.

Autoritetet vendase pohojnë se një zjarr nisi pas dy shpërthimeve në rrethana të paqarta e më tej pati krisma armësh.

 u njoftuan sot në afërsi të një stadiumi sporti në Stamboll.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se shpërthimet duket të kenë ardhur nga një makinë bombë e vendosur pranë stadiumit.  

Ne e presim lajmin tuaj! Keni dijeni për një ngjarje? Dërgojeni te ekipi i NOA.al. Tekst, foto dhe video, në email: [email protected]. SMS, Whats app ose Viber: +355682022344