Transmetuar më 10-12-2016, 17:41

Goditet një rast i "Trafikimit të lëndëve narkotike " në Pikën Kufitare Kakavijë, ku në pranga ka rënë një person.

Gjatë ndalimit policia ka sekuestruar 2 kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe është arrestuar Stavri Topi, 57-vjeç , banues në Fier.

Stavri Topi ndodhej me mjetin tip "Benz", me targa AA 770 LS ku pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare,  mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me  peshë totale 2 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./noa.al/