Transmetuar më 10-12-2016, 13:24

Tippi Degre ka kaluar fëmijërinë e saj në Afrikën e egër, në Namibi, bashkë me prindërit fotografë. Ajo quan për ‘vëlla’ një elefant pesë tonësh, dhe shok të ngushtë një leopard, dhe Tippi ka një fëmijëri spektakolare.

Foto të ndryshme tregojnë aventurat e vajzës që shumë mirë mund të quhet një “Mogli e ditëve tona”. Ajo luan me majmunët, zebrat e vegjël, dhe përqafon një bretkosë të madhe.

Në këto foto Tippi është vetëm 6 vjeçe. Eksploruesja ka lindur në Windhoek në Namibi, në 1990 nga prindërit francezë, fotografë të jetës së egër, Sylvie Robert dhe Alain Degre.

Familja aventuriere kaloi fëmijërinë e saj në të gjithë Afrikën, duke shkuar në vende si Afrika e Jugut, Zimbabve dhe Botsvana, shkruan tch. Disa e kanë krahasuar jetën e saj me atë të karakterit kryesor të librit të Rudyard Kipling, “Libri i xhunglës”, i cili gjithashtu u rrit me kafshët e egra.