Transmetuar më 09-12-2016, 20:11

Pas tre orë ndjekjeje në det, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë mundur të kapin shqiptarin që po transportonte me gomone drejt Italisë, rreth 761 kg kanabis të paketuar.  Policia arrestoi një shtetas shqiptar, E.M. 29 vjeç, nga Vlora, si dhe një shtetas italian.

"Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet Zyrës Interforce dhe Nuklit detar në Durrës të Guardia di Finanza, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Lecce iu deshën rreth 3 orë për ta interceptuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike, i cili u kap 10 milje afër Sant Andreas në Lecce", thuhet në njoftimin e policisë.

Mjeti lndrues gomone ishte rreth 8 metra e gjatë dhe e pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim. Nga ana e tyre, policia vijon procedurat për zbulimin dhe  kapjen e personave të tjerë të përfshirë./b.l/noa.al/