Transmetuar më 09-12-2016, 17:02

Dita e sotme është si pa ngjyrë për ju që jeni në një marrëdhënie. Nuk do të ketë asnjë ulje ngritje humori thjesht do të rrjedhë dhe ju do të ndiheni të plogësht. Beqarët edhe pse kanë kërkuar me ngulm dashurinë, sot do mbyllen në vetvete dhe do refuzojnë ftesat për takime. Financat do jenë delikate, shmangni shpenzimet.

Dashi

Ndjeheni mirë shpirtërisht ju të dashuruarit dhe kjo periudhë festive ju ka bërë mjaft pozitivë. Dhe si periudhe festash ju keni zgjedhur të dhuroni shumë. Beqarët nëse duan të bëjnë ndryshime të statusit duhet të jenë më të vendosur në marrjen e vendimeve. Në planin financiar do përballeni me disa probleme serioze.

Demi

Sot jeni gjithë kohën në ndjekje të ndjenjave të forta dhe pasionit ju të dashuruarit, por nuk po arrini dot ti gjeni. Në mbrëmje do të ndryshoni mendim. Beqarët edhe pse kanë kërkuar me ngulm dashurinë, sot do mbyllen në vetvete dhe do refuzojnë ftesat për takime. Në planin financiar do keni përmirësime.

Binjakët

Mëngjes i bukur ky i sotmi, do të ngriheni në krahët e partnerit/es me një surprizë për ti treguar. Dita do të vijojë këndshëm. Beqarët do realizojnë takime interesante, ku e ardhmja do varet tërësisht nga vendimet e tyre. Në planin financiar do keni një ditë me fat, nuk keni arsye për tu shqetësuar.

Gaforrja

Disa biseda aspak të këndshme do të nxjerrin në sipërfaqe të vërteta aspak komode për ju të dashuruarit. Do të filloni debatet e shuara tashmë. Beqarët do jenë me fat dhe do kenë takimin që kaneë ëndërruar prej kohësh, pasi do kenë mbështetjen e yjeve. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Sot ndjeni gjatë gjithë kohës që një person po ju mbikëqyr. Në një sens të mirë ose të keq do të dëgjoni komente për ju pas disa ditësh. Beqarët duhet të jenë më të vëmendshëm në takimet që do realizojnë sepse dashuria nuk mund të zbresë nga qielli. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve për çdo vështirësi.

Virgjëresha

Nëse keni një biznes tuajin do të jeni shumë më të favorizuar se ata persona që marrin një pagë mujore. Në mbrëmje do merrni një surprizë nga partneri/ja. Beqarët duhet të jenë optimistë edhe pse as sot nuk do e gjejnë personin e shumëkërkuar. Financat do jenë delikate, shmangni shpenzimet.

Peshorja

Sot është dashuria ajo që do të ketë rëndësi për ju. Do të gjendeni pranë partnerit/es i cili falë jush nuk do të bëjë asnjë hap të gabuar. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe do realizojnë takimet më të mrekullueshme. Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar dhe do keni mundësi edhe për të shpenzuar.

Akrepi

Sot keni dëshirë të qëndroni ngrohtë në shtëpinë tuaj dhe përkrah njeriut të zemrës dhe do të bëni të pamundurën që mos t’ju shqetësojë askush. Do t’ju shijojë ky pushim. Beqarët nëse duan të bëjnë për vete personin që pëlqejnë duhet të tregohen më të komunikueshëm dhe joshës. Financat do arrini ti mbani nën kontroll.

Shigjetari

Sot do të ecni me hapa të ngadalte por mjaft të sigurt ju që jeni në një marrëdhënie. Çdo detaj duhet vlerësuar mirë në projektin që po zgjidhni së fundmi. Beqarët do mund të nisin një histori dashurie të bukur, të fortë dhe afatgjatë. Në planin financiar do hasni disa probleme delikate, kujdes me menaxhimin e të ardhurave.

Bricjapi

Kreativiteti juaj sot do të jetë ai që do të zgjidhë një situatë delikate. E rëndësishme është që ju përmbajtët fakteve, ndërsa mbështetja e partnerit/es ka bërë të vetën. Beqarët do realizojnë takime interesante, por nuk do e ndjejnë ende veten gati për të nisur lidhje dashurie. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara.

Ujori

Një periudhë e mirë për ju të dashuruarit kjo që po jetoni dhe në çdo moment ndiheni të përkëdhelur. Dhuratat që do të merrni sot do t’ju lumturojnë. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe sharmantë sot dhe do tërheqin pas vetes shumë persona. Financat do jenë të mira, Neptuni do ketë ndikimin e tij pozitiv.

Peshqit

Dita e sotme është si pa ngjyrë për ju që jeni në një marrëdhënie. Nuk do të ketë asnjë ulje ngritje humori thjesht do të rrjedhë dhe ju do të ndiheni të plogësht. Beqarët në vend që të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi duhet të shfrytëzojnë ftesat për takime. Financat do të pësojnë probleme të njëpasnjëshme, shmangni shpenzimet./b.l/noa.al/

Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit