Transmetuar më 09-12-2016, 16:47

Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues, pasi ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe ujë. Po kështu prania e kalciumit, kaliumit dhe hekurit në mandarinë, e bëjnë këtë frutë aleat për mbrojtjen e kockave.

Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët

Mandarina është fruti i sezonit në të cilën ndodhemi dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë.

Përveç këtyre vitaminave dhe minerale, mandarina është burim i pasur me folate dhe beta-karroten, çka i shton përfitimet shëndetësore të saj. Falë përbërësve të saj, mandarina është aleate e kockave dhe mirëfunksionimin e zemrës dhe zorrëve, ndërsa ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve.

Mandarinat stimulojnë ndarjen e qelizave dhe gjenerojnë qeliza të reja. Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por ky fryt në fakt ndihmon për të riparuar të gjitha veshjet e jashtme ose ndonjë dëmtim të madh që i bëhet trupit.

Ajo gjithashtu nxit sistemin imunitar dhe mban të gjitha infeksionet nën fre. Mandarina aromatike ka cilësitë natyrore antiseptike që bën të mundur mbrojtjen e trupit ndaj stafilokokut, baktereve përgjegjëse për përhapjen septike në trupin e njeriut. Vaji esencial i mandarinës përmban elemente të veçanta që veprojnë kundër këtyre baktereve dhe ndihmon në shërimet septike.