Transmetuar më 07-12-2016, 12:15

Lojtari më i paguar në botë është një sulmues argjentinas, por nuk është ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Sipas dokumenteve të nxjerra nga "Football Leaks", Ezequiel Lavazzi, merr dyfish më shumë në javë seç fiton 5 herë fituesi i Topit të Artë.

Më herët këtë vit, Lavezzi iu bashkua klubit Hebei China Fortune nga Paris Saint- Germain. Në zbulimet e reja që janë bërë, sulmuesi ka një rrogë javore prej 493 mijë paundësh, që e bën futbollistin më të paguar, shkruan goal.com.

Në dallim nga patrioti i tij, Messi do të nënshkruajë kontratën e re, në bazë të së cilës do të fitojë 270 mijë paund në javë, përsëri shumë larg 31 vfjecarit Lavezzi.

Rivali i Messi-t, Ronaldo në kontratën e re 5 vjeçare të nënshkruar muajin e kaluar do të përfitojë 365 mijë paund në javë.