Transmetuar më 06-12-2016, 19:01

Google, Facebook, Twitter e Microsoft kanë njoftuar për një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar largimin nga interneti të përmbajtjeve terroriste. Përmbajtjeve të dhunshme ose në gjendje për të përhapur idetë radikale do t’u caktohet një etiketë.

Katër gjigantët po krijojnë një bazë të dhënash me bashkëpunimin e Internet Watch Foundation, siç shkruan The Verge, në mënyrë që të mund të ndërhyjnë në kohën e duhur.

Katër gjigantët në këtë mënyrë i përgjigjen presionit të bërë nga Komisioni Europian që nuk është i kënaqur me kohën e largimit të përmbajtjeve të dhunshme në internet, ku siç raporton Financial Times vetëm në 40% të rasteve ndërhyrja kryhet brenda 24 orësh.