Transmetuar më 06-12-2016, 13:43

Prestigjiozja “France Football”, më në fund ka publikuar datën kur do të shpallet fituesi i Topit të Artë. Momenti i shumë pritur është vetëm gjashtë ditë larg, pasi fituesi do të shpallët të hënën me 12 dhjetor.

Në mesin e 30 lojtarëve të nominuar favorit janë edhe këtë vit dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Këtë vit fituesi i 61 i Topit të Artë do të shpallet sipas votave të panelit të gazetarëve, ndryshe nga vitet e tjera që është vendosur me votat e futbollistëve dhe trajnerëve.

Ndërsa sipas spanjolles “El Mundo Deportivo”, me burimet e saj pranë organizatorëve, thuhet se Cristiano Ronaldo, sikurse do të njoftohet të hënën, në orën tetë të darkës, do të jetë zyrtarisht fitues i trofeut “Topi i Artë”, por kjo pritet për tu parë.

Revista “France Football” pritet që të hënën e ardhshme, nga ora gjashtë e pasdites, të fillojë të zbulojë përmes jurisë votat për të gjithë kandidatët e mbetur në garë, duke përfshirë mbi 30 pretendentët për çmimin. Nga tetë prej tyre, që do të përzgjidhen edhe prej grupit televiziv “L’Equipe21”, do të dalë fituesi.