Transmetuar më 02-12-2016, 18:05

Në fund të këtij muaji Whattsapp nuk do të jetë një aplikacion i cili do të aksesohet nga të gjithë llojet e telefonave. Duke qenë se ky aplikacion ka një përdorim të gjerë në shoqëri, kompania njofton përdoruesit e tij se do të ketë shkurtime në listën e telefonave që e disponojnë këtë shërbim.

Bëhet publike lista e përdoruesve të cilët s'mund ta përdorin më këtë program. Platforma më e suksesshme e shkëmbimit të mesazheve ka deklaruar se uptade-timet e fundit të risive teknologjike e kanë rritur shumë cilësinë e këtij programi ndaj dhe është e pamundur të mund të përdoret tek telefonat e vjetër.

Kompania ka deklaruar se prioritet i saj është përditësimi në kohë reale me teknologjinë e fundit. Shërbimet e fundit që i janë shtuar këtij aplikacioni kërkojnë një aparat telefonik më cilësorë ndaj bëhen shkurtime.

Lista e telefonave që ndalojnë së funksionuari në fund të këtij muaji:

Android 2.1

Android 2.2

Windows Phone 7

iPhone 3GS/iOS 6.

Nga qershori i vitit 2017 nuk do jetë i disponueshëm në këto telefona:

BlackBerry

BlackBerry 10

Nokia S40

Nokia Symbgian S60