Transmetuar më 30-11-2016, 17:31

Ky aplikacion do ju vijë në ndihmë sa herë të keni probleme me humorin. 

Një psikolog eksperimentalist nga universiteti i Oxford-it, krijoi një lloj aplikacioni i cili përdor skanera të posaçëm për të kuptuar gjendjen tuaj të humorit, duke iu sugjeruar kështu çfarë lloj ushqimi duhet të konsumoni në atë moment.

Profesori Charles Spence, i cili ka studiuar mbi rëndësinë e perceptimit të shijes së ushqimit, shpjegoi se gjendja e humorit ka një imapkt të madh mbi shijen dhe nuhatjen. Aplikacioni është prezantuar këtë fundjavë, por pritet të dalë vitin tjetër.