Transmetuar më 28-11-2016, 12:39

Zëra të ndryshëm flasin për një komandë të re të Instagram, i cili do të dërgojë njoftime atij që i bëni fotot screen shot. Dhe njerëzit janë tmerruar për këtë, shkruan The Independent.

Por megjithatë mos u shqetësoni. Është vetëm një konfuzion. Kur Instagram lançoi lajmin e tij për “fotot që zhduken”, ku ju i çoni foto të tjerëve dhe ato zhduken pasi i kanë parë, tha: “Shkoni direkt në kamera për të bërë foton ose videon, dhe më pas shtypni shigjetën që ta dërgoni në mënyrë private. Mund të zgjidhni një grup, apo të krijoni vetë një të tillë në pak hapa, dhe gjithashtu mund tua dërgoni miqve në mënyrë individuale në të njëjtën kohë. 

Ndryshe nga mesazhet e tjera të drejtpërdrejta Direct, këto foto dhe video zhduken nga inbox i miqve tuaj pasi ata i kanë parë. Dhe mund ti shihni nëse ata u janë përgjigjur apo i kanë bërë screenshot”. 

Por duhet të dini se kjo nuk do të thotë që Instagram i dërgon njoftime personave kur bëni screenshot normale dhe që përfundojnë në newfeed e përdoruesve. Pra rrini të qetë.