Transmetuar më 25-11-2016, 01:57
Përbërësit:

300 g sallatë jeshile, 5-6 feta proshutë pule, 100 g djathë parmixhano në feta të holla (ose djathë të fortë, kaçkavall), 2 feta bukë të bardhë, 1 vezë të zier për 1 minutë në ujë me kripë, 2 thelbi hudhra, 10 lugë vaj ulliri, 1 lugë uthull të bardhë vere, 1 lugë e vogël salcë Worcestershire, lëngun e 1/2 limoni, kripë, piper.

Përgatitja:

Përgatisim si fillim salcën me të cilën do të spërkatim sallatën duke vendosur në mikser vezën e zier paraprakisht, lëngun e limonit, uthullën, salcën worcestershire, kripën, piperin, dhe i përziejmë të gjitha për pak sekonda duke shtuar vajin e ullirit lugë pas luge derisa të formohet një salcë e ngjashme me majonezën.

Presim fetat e bukës në kubik të vegjël dhe i skuqim në pak vaj ulliri të aromatizuar me hudhrat e shtypura.

Lajmë sallatën jeshile dhe e thajmë me letra kuzhine.

E presim sallatën hollë, e vendosim në një tas qelqi, shtojmë sipër kubikët e skuqur të bukës, fetat e proshutës të prerë në shirita, fetat e holla të djathit parmixhano dhe sipër tyre salcën e përgatitur.