Transmetuar më 24-11-2016, 21:13

Kopertina e temës së diplomimit të një gjimnazisti të “Palisades Charter High School”, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, realizuar në vitin 2004, është shpëndarë gjerësisht në rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes së mistershme.

Disa thonë që është vendosur aty aksidentalisht dhe jo me vetëdije.

Të tjerë thonë se pikërisht ai ka qëne qëllimi, por ajo që dihet është që në një vizatim 12-vjeçar, ka ekzistuar prej kohësh një mesazh sekret.

Vizatimi ka ilustruar një delfin që kërcen mbi sipërfaqen e ujit dhe krijon ‘dallgë’. Pikërisht mes këtyre ‘dallgëve’ është i fshehur edhe mesazhi, në gjuhën angleze.