Transmetuar më 24-11-2016, 00:31
Përbërësit:

100 gramë sallam Sakson i prerë në kuba

1 filxhan pana

250 gramë makarona tuba

2 filxhanë djathë i butë i prerë

300 gramë gjethe spinaqi të prera në copa të mëdha

Përgatitja:

Gatuani makaronat sipas kohës së udhëzuar dhe lërini mënjanë.

Në një tenxhere të thellë hidhni panën dhe lërini për pak kohë në zjarr duke e përzier dale-ngadalë.

Shtoni saksonin, djathin dhe spinaqin.

Shtoni makaronat, përziejini lehtë derisa përbërësit të lidhen mirë.

Hidheni përgatitjen në një tavë të thellë, dhe piqeni në 200 gradë C për 20 minuta.

Më pas, mbulojeni me letër alumini dhe piqeni për 10 minuta.

Shërbejini të ngrohta.