Transmetuar më 23-11-2016, 19:41

Shkenca vijon të befasojë me shpikjet e reja duke na sjellë sërish lajme të mira.

Një grup shkencëtarësh kanë mundur të krijojnë një pajisje me anë të së cilës prindërit mund të shohin embrionin në barkun e nënës me anë të fotografive 3D. Pajisjet e reja virtuale mund të transformojnë fotografitë e rezonancës magnetike dhe të mbledhin të dhëna të një fetusi, sipas një hulumtimi të ri.

“Oculus Rift” janë pajisjet që i mundësojnë prindërve të shohin fotografi reale të fëmijëve të palindur, në vend të fotografive të paqarta, duke i dhënë fund kështu ultrazërave. Hulumtimi është bërë nga shkencëtarët brazilianë që kanë shfrytëzuar disa skanerë MRI për të krijuar konstrukte 3D. Ata thonë se pajisjet i ofrojnë pamje më të qarta prindërve dhe vetë mjekëve për të parë nëse bebja është me ndonjë sëmundje dhe për t’i dhënë trajtimin e duhur gruas shtatzënë.