Transmetuar më 23-11-2016, 13:53

Të karikosh baterinë e një smartphone më pak se një herë në javë duke harxhuar vetëm pak sekonda kohë: ëndrra mund të bëhet realitet falë super kondensatorëve të rinj të përkulshëm që janë zhvilluar nga ekspertët e nanoteknologjive të Universitetit të Floridës Qendrore. Këto mjete janë në gjendje të magazinojnë shumë shpejt më shumë energji në krahasim me bateritë e zakonshme me litium, duke mbajtur qëndrueshmërinë e vet për më shumë se 30.000 cikle karikimi, gjë që mund të bëjë revolucion edhe në sektorët e teknologjive të veshjeve dhe të makinave elektrike.

Sekreti i këtyre super kondensatorëve është në punën e materialeve të reja dydimensionale me trashësinë e një atomi të vetëm. Shumë grupe kërkimore kishin provuar që t’i përdornin në të kaluarën, për shembull duke futur në punë grafenin, por askush nuk arriti ta shfrytëzojë fuqinë e tyre të pabesueshme duke ia bashkangjitur sistemeve ekzistuese të bëra më materiale të zakonshme.

Grupi amerikan i drejtuar nga Yeonwoong “Eric” Jung e ka fituar këtë garë teknologjike duke shfrytëzuar një afrim me anë të sintezave kimike, gjë që ka lejuar të realizojnë super kondensatorë të përbërë nga miliona fije mikroskopike (me një diametër prej një të miliontat e milimetrit) të veshur me materiale dydimensionale: në këtë mënyrë, “zemra” me përcjellshmëri të lartë thjeshton shpërnguljen e elektroneve për të përshpejtuar karikimin, ndërsa veshja me nanomateriale të reja lejon që të ketë dendësi më të madhe energjie dhe fuqie.

Por gjërat me vlerë nuk mbarojnë këtu: nëse në një smartphone të zakonshën beria me litium fillon dhe humbet vlerat pas rreth 1.500 ciklesh karikimi, super përçuesit e rinj e mbajnë qëndrueshmërinë edhe pas 30.000 ciklesh. Procesi i prodhimit i këtyre mjeteve, që së shpejti do të njihet, “nuk është akoma gati për t’u hedhur në treg por përfaqëson një provë të rëndësishme zanafille. Studimi ynë tregon përplasjen e fortë që mund të ketë në shumë teknologji”, pohoi Jung.