Transmetuar më 21-11-2016, 12:20

Alarm për jetën në Tokë. Ndoshta mbeten rreth 1000 vjet për të jetuar në planetin tonë. Është kjo deklarata e Stephen Hawking, një prej shkencëtarëve më të njohur në botë, i cili thotë se e vetmja gjë që mund të shpëtojë jetën njerëzore është krijimi i kolonive njerëzore, në një vend tjetër të sistemit diellor.

Nuk është hera e parë që fizikani britanik, insiston në këtë pikë, por nuk kishte dhënë një “datë skadence”.

Kjo deklaratë e tij u dha gjatë një leksioni që mbajti në Oxford Union, ku bëri një panoramë për të ardhmen e njerëzimit në planet.

“Duhet të vazhdojmë të shkojmë në hapësirë për të ardhmen e njerëzimit. Nuk mendoj se do të mbijetojmë më shumë se 1000 vjet të tjerë pa u arratisur nga planeti ynë i brishtë”, – u shpreh Hawking në universitetin e Cambridge.

Sipas vlerësimeve të shkencëtarit, për të pasur koloni njerëzish të mjaftueshme në Mars, do të duhen rreth 100 vite, – ndaj shtoi ai, – duhet treguar kujdes me ndryshimet klimatike, me ruajtjen e brigjeve, të florës dhe faunës.

“Pamja që kemi për universin ka ndryshuar shumë gjatë 50 viteve të fundit dhe jam i lumtur, që kam dhënë një kontribut të vogël”, deklaroi 74- vjeçari, shkruan noa.al.

Ai u dha një mesazh domethënës studentëve: “Mbani parasysh të shikoni gjithnjë drejt yjeve dhe asnjëherë poshtë”. /a.y/noa.al