Transmetuar më 19-11-2016, 13:25

Tiranë, 19 nëntor 2016, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit të sotëm u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i opozitës tha se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

Në veçanti ky bashkërendim sipas tij, duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetvendosjes, Astrit Dehari në ambentet e paraburgimit, Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.