Transmetuar më 19-11-2016, 09:31

Një studim i fundit ka zbuluar një të dhënë befasuese lidhur me inteligjencën dhe zhvillimin e fëmijës dhe nënat që punojnë.

Studimi anglez, i bërë nga “London School of Economics and Political Science” në Universitetin e Oksfordit, thotë se ata fëmijë nënat e të cilëve punojnë janë më inteligjentë, me të tjerët, nënat e të cilëve qëndrojnë në shtëpi.

Duke analizuar mënyrën e të folur, aftësinë për t’u shoqëruar, shpejtësinë në lëvizje dhe kryerjen e veprimeve të përditshme, u zbulua se fëmijët që i kanë nënat të punësuara ishin më të aftë, më të zhvilluar dhe më inteligjent.

Për më tepër në rastet kur fëmija shkon në moshë të vogël, në çerdhe e kopsht, do të bëhet më i shkathët dhe më i shoqërueshëm.

Ndërkohë fëmijët që rriteshin nga gjyshërit rezultuan më të aftë në të folur./a.y/noa.al