Transmetuar më 14-11-2016, 13:25
Amerika është një prej shteteve ku të gjithë do të dëshironin të jetonin. Mirëpo, sipas një studimi të kryer nga “TransferWise” në vitin 2015, më shumë se gjysma e të rriturve të grupmoshës 18-34 vjeç  janë shprehur se po shohin mundësinë për tu larguar nga SHBA-ja.

Ndërsa një studim i realizuar nga “BAV”,  “University of Pennsylvania’s Wharton School” dhe “News & World Report”, tregon vendet më të mira për të jetuar.  Për të realizuar këtë studim janë marrë në pyetje 6 mijë të rritur jo më shumë se 35 vjeç, në Amerikë, Azi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Në vend të parë renditet Australia, e ndjekur nga Kanadaja dhe në vend të tretë renditet Italia. Listës nuk i mungojnë as shtete si SHBA-ja, Gjermania apo edhe Japonia, ndonëse kjo e fundit renditet në vendin e 20-t.

Australi

Kanada

Itali

Zelandë e Re

Suedi

Holandë

Britani e Madhe

SHBA

Irlandë

Spanjë

Francë

Danimarkë

Portugali

Gjermani

Luksemburg

Austri

Singapor

Greqi

Argjentinë

Japoni