Transmetuar më 12-11-2016, 20:41

Stephen Hawking, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump, si Presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dhënë arsyetimet e tij.

Në interpretimin e tij, njeriu i cili konsiderohet si një nga më inteligjentët e planetit, nuk mungon edhe ironia të cilën ai e përdor shpesh.

“Si e shpjegoj popullaritetin e Donald Trump?”.

Përgjigja është një dhe e qartë.

“Ky është një nga misteret më të mëdha të origjinës së Universit”.

Batutën, Hawking e ka dhënë në një intervistë për një televizion britanik.

“Është një demagog që përmbledh instiktet më të ulëta të zgjedhësve”, u shpreh ai ai më tej për Trump.