Transmetuar më 12-11-2016, 07:45
Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ka lindur një foshnje e cila peshon plot 6.2 kg.

Nga reparti i gjinekologjisë, bëhet e ditur që gjendja e foshnjës e cila është e seksit mashkull, është në gjendje stabile, derisa ende gjendet nën kujdesin mjekësor, njofton Klan Kosova.

Ai është djali i parë në familje pas 5 motrave të tij, ndërsa nëna e vogëlushit Rabije Kastrati nga Prizreni ka qenë mjaft e lumtur kur ka takuar të birin e saj pas lindjes me operacion.

Djali i cili lindi ditën e premte është pagëzuar me emrin Bajram, të trashëguar nga gjyshi i tij dhe gëzon shëndet të plotë./b.l/noa.al/