Transmetuar më 01-11-2016, 14:07

Sarandë, 1 nëntor 2016, NOA.al- Ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur një shikim i rastësor në sedijen e pasme të makinës, zbuloi eksploziv.

Gjatë ditës së djeshme Agron Xhezairi, 53 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, kallëzoi në polici se gjatë së dielës, duke drejtuar makinën tip “Benz”, në sediljen e pasme, ka konstatuar një lëndë të mbështjell me një qese plasmasi, dy fije teli të lidhura me një aparat celulari.

Pas sinjalizimit për këtë rast, në orët e para të së hënës u krye çaktivizimi nga reparti xhenier i “Renea”, Tiranë, pa pasoja.

Aktualisht po punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin e kapjen e autorit. Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar konflikte të mundshme të 53- vjeçarit me persona të tjerë./a.y/noa.al

Foto arkiv