Transmetuar më 01-11-2016, 05:02

Tre astronautë u kthyen në Tokë, pas një mision 115-ditor në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ku amerikania Kate Rubins u bë personi i parë që realizoi sekuencën e ADN-së në hapësirë.

Astronautja Kate Rubins, së bashku me astronautin japonez Takuya Onishi dhe astronautin rus Anatoli Ivanishin mbërritën të dielën në mëngjes me kapsulën e tyre në afërsi të Dzhezkazganit në Azinë Qendrore. Më pas ata u dërguan në një klinikë mjekësore aty pranë për ekzaminim.

Gjatë misionit, astronautja e NASA-s Rubins renditi me sukses mostra të ADN-së së miut, virusit dhe baktereve, ndërsa shkencëtarët në Tokë në të njëjtën kohë renditen mostra identike. Agjencia amerikane e hapësirës thotë se eksperimenti mund të ndihmojë në identifikimin e mikrobeve të mundshme të rrezikshme në stacionin e hapësirës dhe për të diagnostikuar sëmundjet në hapësirë.

Në bordin e stacionit ndërkombëtar të hapësirës tashmë ndodhen kozmonautët rusë Andrei Borisenko dhe Sergey Ryzhykov, së bashku me astronautin amerikan Robert Shane Kimbrough. Të tre mbërritën atje më 22 tetor.