Transmetuar më 25-10-2016, 12:02

Prishtinë, 25 tetor 2016, NOA.al- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim kryetarin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj.

Thaçi bisedoi me të rreth angazhimit për të mbyllur kapitullin e personave të pagjetur dhe për hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë.

“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj e jo pengesë”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, kryetari i komisionit për personat e zhdukur, Prenk Gjetaj, e informoi presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre.

Presidenti deklaroi mbetet i përkushtuar që sa më shpejtë të mbyllet kjo çështje e ndjeshme, e cila ende sjell dhembje për qytetarët tanë.