Transmetuar më 18-10-2016, 20:40
Marka e automjeteve Audi pritet të dalë në treg me modelin e saj A9, ndërsa do të jetë një version unik që ka mahnitur këdo që e ka parë.

Makinat elektrike duket se do të pushtojnë botën në të ardhmen dhe të gjitha markat e mëdha janë vënë pas krijimit të tyre duke aplikuar teknologjinë më të avancuar.

Audi njoftohet se është duke punuar në këtë drejtim.

Audi A9 besohet se do të jetë modeli më konkurent për markat e tjera përsa i përket automjeteve elektrike.

Nuk janë zbuluar ende detaje të veturës, kur do të lançohet apo performancat e saj, përveç faktit që do ketë shpejtësi 500km/h.