Transmetuar më 16-10-2016, 22:50

Për shkak të suksesit botëror që patën iPod dhe iPhone, Steve Jobs u bë një nga njerëzit më të pasur në botë, pasi ky biznes i solli miliarda dollarë fitime.

Kohë më vonë në një intervistë për New York Times, Nick Bilton kujton një bisedë më Steve Jobs.

Ndërsa Bilton e kishte pyetur Jobs se si reagojnë fëmijët e tij ndaj këtyre pajisjeve të reja të shpikura nga babai, ai i ishte përgjigjur se fëmijët e tij nuk i përdornin këto pajisje.

Siç duket vetë Steve Jobs e kishte kuptuar rrezikun e varësisë që të sjellin këto pajisje dhe nuk donte që fëmijët e tij të bëheshin të varur.

Madje siç shton Bilton, Jobs i kishte thënë atij se mbrëmjeve në darkë ai ulej me fëmijët në një tavolinë të madhe dhe flisnin për libra historikë.