Transmetuar më 15-10-2016, 16:42

Ndërron jetë një grua në Kosovë e cila ishte aksidentuar disa ditë më parë.

Gruaja kishte mbetur e aksidentuar rëndë në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, më datën 10 tetor.

Mediat vendase shkruajnë se gruaja ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në spitalin QKUK.