Transmetuar më 14-10-2016, 09:46

Sarandë, 14 tetor 2016, NOA.al- Policia e Sarandës thotë se ka zbardhur vrasjen e Aleksandër Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 24 shtator.

Në vijim të hetimeve janë vënë në pranga dhe tre persona si autorë të dyshuar të vrasjes.

Të ndaluarit janë Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Trafikim narkotikësh”, A.L., 18 vjeç, banues në Ksamil dhe A.Xh., 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Xh., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre armë zjarri automatik model 56 si dhe tre krehëra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime laboratorike.

Nga ekzaminimet laboratorike që u është nënshtruar këtyre armëve, ka rezultuar se të tre armët e mësipërme kanë realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Gjithashtu, policia bën me dije se tre të rinjtë janë autorë në lidhje me një ngjarje tjetër të ndodhur në datën 21 shtator ku në vendin e quajtur “Kthesa e shëtitorës” Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja automatiku. Si rezultat i ekzaminimeve të kryera për tre armët e mësipërme për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje të Ksamilit.

Më herët lidhur me vrasjen e ndodhur në Shëndëlli të Konispolit, janë arrestuar edhe 29- vjeçari Fernando Deda dhe 15- vjeçari Gj.A., të dy nga Shëndëlli si dhe Eduart Gjonaj, 30 vjeç, i dyshuar gjithashtu për krimin./a.y/noa.al

Në foto, viktima Aleksandër Bardhi

Vrasja e Bardhit, arrestohet një person i dyshuar për krimin

Prokuroria: Aleksandër Bardhi shkoi të mjekohej në shtëpi, aty ndërroi jetë

Vrasja e 56-vjeçarit në Sarandë, në pranga i riu dhe një i mitur

Vrasja e vëllait të zyrtarit të PS, policia: Ka të kaluar kriminale

Sarandë, vritet me armë zjarri vëllai i kryetarit të njësisë administrative