Transmetuar më 08-10-2016, 07:42

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash ligjin për “Trepçën”, duke e kthyer në pronësi të Qeverisë dhe të punëtorëve.

Me 73 vota pro nga 93 të pranishëm, ligji për “Trepçën” ka bërë bashkë pozitë e opozitë në një seancë maratonë të përfunduar rreth mesnatës së lënë pas.

Ligji që e bën Qeverinë e Kosovës me 80 për qind aksionere dhe punëtorët me 20 për qind të saj.

Para se të votohej projektligji, kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa ka paraqitur ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Trepçën, duke thënë se nuk është ndryshuar thelbi i Ligjit.

Ai ka thënë se shpërndarja e aksioneve nga “Trepça SHA” do të përcaktohet me një akt nënligjor./a.y/noa.al