Transmetuar më 07-10-2016, 19:57
Revista “Condé Nast Traveller” publikon çdo vit, pas votimit të lexuesve të saj, listën e 10 qyteteve më të mira në Evropë dhe, në këtë numër të fundit qytetet e përzgjedhura janë njëri më romantik se tjetri.

Secili qytet sigurisht që meriton më shumë se një foto dhe një paragraf përshkrues, megjithatë përmes këtij artikulli do përpiqemi t’ju përcjellim një shije nga 10 qytetet magjike të Evropës. Në qoftë se nuk i keni vizituar ende, me patjetër duhet t’i shtoni në listën tuaj të udhëtimeve.

1.Venecia, Itali

E ndërtuar mbi ujë, Venecia e mrekullueshme bashkë me lagunën e saj është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO dhe njëkohësisht një nga vendet më romantike në botë. 117 ishujt e saj që bashkohen me afërsisht 410 urra ndërthurin një destinacion të veçantë turistik.

2.Salzburg, Austri

Qyteti që lindi Mozarti është qyteti i dytë turistik i Austrisë pas Vjenës, dhe sfondi i shkëlqyer e justifikon plotësisht këtë. Qyteti i vjetër (Altstadt) pranë lumit Salzach është i famshëm për arkitekturën e tij në stilin barok, katedralet gotike dhe Mirabell Palace me kopshtet e saj me stil neoklasik janë disa nga pjesët që plotësojnë pazëllin aristokratik.

3.Londër, Angli

Qyteti që mrekullon me stilin e tij çdo visitor ka mijëra vende për të vizituar. Përveç arkitekturës së përgjithshme dhe ndërtesave si Tower Bridge, pallati Buckingham, dhe natyrisht, Big Ben, janë disa nga vendet që nuk duhet të humbni pa vizituar.

4.Bruges, Belgjikë

Quhet "Venecia e Veriut", për shkak të kanaleve të saj, por për shumë Bruges edhe më romantike dhe mbresëlënëse se sa rivalja e saj italiane. Qyteti i vjetër, të vendos në makinën e kohës. Duke kaluar rrugëve të një qyteti që ka ruajtur mirë traditën mesjetare, do të ndiheni sikur jeni duke jetuar një përrallë. Tempuj imponues, statuja dhe kulla të mëdha e të frikshme gotike arrijnë të vihen në harmoni të plotë me butësinë e peizazhit, qetësinë e elementit të ujit dhe të tokës krah shtëpive prej gurit.

5.Praga, Çeki

E ndërtuar mbi lumin Vltava, kryeqyteti dhe njëkohësisht qyteti më i madh i Çekisë, është në çdo cep i magjishëm. Bukurinë e saj dhe historinë përallore nuk arrijnë ta fshehin as turistët që çdo vit janë edhe më shumë. Sidomos në qytetin e vjetër dhe urën e njohur të Charkes-it, ajo “mbytet” nga njerëzit.

6.Romë, Itali

Qyteti i përjetësisë arrin me bukurinë e tij të prishë edhe mendjen e atyre që tashmë janë veteranë të turizmit. Arsyeja e vetme është se Roma është një qytet-muze. Colosseum-i, Pantheon-i, Cappella Sistina, Bazilika e Shën Pjetrit dhe e famshmja Fontana Di Trevi janë vetëm disa nga monumentet që duhet të vizitoni me patjetër. Gjithahstu temperamenti i vendasve dhe natyrisht ushqimin do e bëjnë këtë udhëtim të paharrueshëm.

7.Paris, Francë

Qyteti i dritave, i modës dhe i meshkujve hamshorë është çdo moment i gatshëm t’ju surprizojë. Kulla Eifel, Muzeu i Luvrit e Notre Dame janë disa nga arsyet që duhet të vizitoni këtë qytet. Edhe pse Parisi nuk ka nevojë për arsye për ta vizituar.

8.Vjenë, Austri

Vjena aristokratike është ndërtuar për të qenë perfekte. Historia e saj e pasur, në të cilën bëjnë pjesë krijuesit më të mëdhenj të muzikës klasike, artit modern e ëmbëltoreve temporale me siguri do ju bejnë për vete.

9.Budapest, Hungari

Budapesti është me të vërtetë princesha e Dunubit. Kryeqyteti më atmosferik i Evropës qendrore.

10.Firence, Itali 

Qyteti i Dantes, Da Vinci-t dhe Michelangelo-s është qyteti që praktikisht "lindi" Rilindjen, duke ndriçuar gjithë Evropën, shkruan class. E ndërtuar në të dy brigjet e lumit Arno, që bashkohen nga Ponte Vecchi (Ura e Vjetër, një nga vendet më të fotografuara në mbarë botën), Firence është një performancë arkitektonike e përbërë nga Palazzi të mrekullueshme, tempuj stoli, e sheshe të dekoruar me veçanti.