Transmetuar më 03-10-2016, 09:07

Tiranë, 3 tetor 2016, NOA.al- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur vizitën zyrtare dy ditore në Tiranë. Ai është pritur nëpërmjet një ceremonie të veçantë nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes u mbajt në orën 09.00 për të vijuar më tej me takimin kokë më kokë dhe bisedimet mes dy delegacioneve.

Në orën 10.30 dy Presidentët do të japin një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Pas takimit me Presidentin Nishani, në orën 11:00, Presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, Presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Ndërsa, në orën 16:30, Presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ditën e nesërme më 4 tetor, në orën 09:00, Presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin Nëna Shqipëri”.

Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, Presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, Presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë./a.y/noa.al

Foto arkiv