Transmetuar më 01-10-2016, 17:07

Një përleshje me thika ka ndodhur mes dy taksistëve në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 16,00 në lagjen Veternik të Prishtinës, ku taksistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan Lajmi.net.

Ende nuk dihet shkaku i përleshjes, por sipas informacioneve dyshohet se njëri prej tyre ka pasur probleme mendore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia që po merren me rastin në fjalë.