Transmetuar më 29-09-2016, 10:46

Sarandë, 29 shtator 2016, NOA.al- Ndalohet një person i dyshuar si vrasësi i vëllait të kryetar i njësisë administrative Kaçinar, në Konispol.

Eduart Gjonaj, 30 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë u arrestua ditën e djeshme pasi gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar të jetë autor i dyshuar në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Aleksandër Bardhi, në Shëndëlli të Konispolit, ngjarje e ndodhur më 24 shtator.

Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, vëllai i ish-kryeplakut të fshatit Shëndelli, aktualisht kryetar i njësisë administrative Kaçinar.

Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli, përballë fshatit Vrinë, ku sipas deklaratës së djalit të xhaxhait, i cili e ka shoqëruar viktimën në spitalit e Sarandës dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit automatik në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Lidhur me vrasjen e Bardhit më herët janë ndaluar 15-vjeçari Gj.A. dhe 29-vjeçari Fernando Deda, të cilët dyshohen të jenë autorë të ekzekutimit të babait të dy fëmijëve.

Nisur nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje, rezulton se viktima Aleksandër Bardhi pasi është qëlluar me armë, ka shkuar me këmbë në banesën e vet për t’u mjekuar dhe aty dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe të ketë ndërruar jetë./a.y/noa.al

Në foto, viktima Aleksandër Bardhi

Prokuroria: Aleksandër Bardhi shkoi të mjekohej në shtëpi, aty ndërroi jetë

Vrasja e 56-vjeçarit në Sarandë, në pranga i riu dhe një i mitur

Vrasja e vëllait të zyrtarit të PS, policia: Ka të kaluar kriminale

Sarandë, vritet me armë zjarri vëllai i kryetarit të njësisë administrative