Transmetuar më 28-09-2016, 11:45

Kosovë, 28 shtator 2016, NOA.al – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Kosovës, ku një vajzë  e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” saktësisht përballë shkollës “Xhemajl Mustafa”, ku një vajzë rreth 34 vjeç është hedhur nga njëri kat i ndërtesës ku banonte.

Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë detyruar këtë të re të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën e saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plot të saj./b.l/noa.al/