Transmetuar më 27-09-2016, 12:30

Prishtinë, 27 shtator 2016, NOA.al- Një alarm për bombë në godinën e Qeverisë së Kosovës ka vënë në lëvizje policinë.

Alarmi është dhënë mesditën e sotme, ku sipas mediave të Kosovës, kanë qenë punonjësit e administratës ata që kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu verifikimin e gjithë objektit, duke larguar një mjet të dyshimtë. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet./a.y/noa.al