Transmetuar më 26-09-2016, 22:57
Kompania e njohur Larte Design, e cila merret me modifikimin e veturave, para dy viteve në panairin e veturave në Esen prezantoi modelin e saj të modifikuar Mercedes GL Black Crystal, ndërsa tani ajo sjell edhe modelin tjetër të modifikuar Mercedes GLS me plot shkëlqim.

Dizajnerët e Larte Design për këtë GLS Black Crystal kanë përzgjedhur aerodinamikën, para se gjithash, e cila veçanërisht karakterizohet me maskën e përparme të madhe me logon e kompanisë.

Mercedes GLS Black Crystal karakterizohet me set të rrotave nga alumini si dhe me sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku me katër tuba.