Transmetuar më 25-09-2016, 07:41

Sarandë, 25 shtator 2016, NOA.al – Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndelli të Sarandës, pak pas mesnatës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se viktima është Aleksandër Bardhi 47 vjeç, i cili u dërgua në spital i pajetë rreth orës 00:35.

Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, vëllai i ish-kryeplakut të fshatit Shëndelli, aktualisht kryetar i njësisë administrative Kaçinar.

Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së djalit të xhaxhait, i cili e ka shoqëruar viktimën në spitalit e Sarandës dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit automatik në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre./b.l/noa.al/