Transmetuar më 18-09-2016, 14:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish- kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Basha thotë se ndarja nga jeta e ish- kryetarit të KMSh, Selim Muça është një lajm i hidhur për të gjithë.

“Ngushëllimet e mia për bashkëshorten e tij Ziza, fëmijët Almën, Ermalin dhe Arjanin dhe të afërmi​t e miqtë e tij të panumërt. Selim Muça foli me punën e me veprat e tij në shërbim të komunitetit dhe atdheut dhe udhëhoqi besimtarët myslimanë vendosmërisht me vlerat e duhura”, shkruan Basha në postimin e bërë në Facebook.

Ai shton, se për komunitetin mysliman e mbarë shoqërinë kjo është një humbje e dhimbshme.

Por sipas kreut të PD, modeli i tij i përulësisë, i shërbimit ndaj njerëzve, i besimit të pastër, i dashurisë dhe mirësisë, është një vlerë e gjallë për të cilin ka shumë nevoje vendi ynë, “U prehtë në paqen e Zotit!”

Ndahet nga jeta ish- kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça